Ambasada e SHBA publikon momente nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2021” pranë Durrësit

ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot në rrjetet sociale video dhe foto nga stërvitja e përbashkët ushtarake “Defender Europe 21”, që ka nisur prej disa ditësh në Shqipëri.

Në video shihen momentet nga manovrat ushtarake për evakuimin e ekuipazhit nga mjetet ujore të përfshira nga zjarri.

“Anija ushtarake e furnizimit logjistik “James A. Loux” zhvilloi fundjavën e kaluar disa manovra ushtarake dhe stërvitje në Detin Adriatik pranë Durrësit”, thekson Ambasada e SHBA.

“Trajnimi i ekuipazhit përfshinte një stërvitje për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e njerëzve. Një varkë shpëtimi u nis nga anija për të rimarrë një anëtar të ekuipazhit”, shton Ambasada amerikane.

“LSV James A Loux” është në Portin e Durrësit për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake Defender Europe 21 si pjesë e operacionit të përbashkët për të transportuar automjete dhe pajisje ushtarake nga USNS Bob Hope në Shqipëri”, shkruhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close