Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Xenothera kontratë për trajtimin në zhvillim kundër COVID-19

ATSH-AFP/ – Laboratori bioteknologjik francez, Xenothera, i krijuar në vitin 2014 dhe me qendër në Nantes (perëndim), njoftoi se kishte nënshkruar një kontratë porosie me qeverinë franceze për trajtimin e saj në zhvillim kundër COVID-19.

“Kjo kontratë rezervimi bazohet në 30 000 doza të medikamentit kandidat XAV-19”, theksoi kompania në një komunikatë.

XAV-19 është një antikorp poliklonal antiSARS-COV-2 zhvilluar nga laboratori në bazë të teknologjisë së antikorpeve glyko-humanizuar, domethënë të antikorpeve me origjinë nga derri, që janë modifikuar.

Ky trajtim është i destinuar për pacientët e prekur lehtë nga COVID-19 për të shmangur përkeqësimin e sëmundjes dhe një transferim në reanimacion.

“Kjo marrëveshje lejon Xenothera-n të fillojë menjëherë prodhimin industrial të grupeve të para në pritje të rezultateve të provës klinike Franceze Polycor, që pritet këtë verë”, sipas njoftimit për shtyp.

Prova e Polycor është pjesë e 15 studimeve klinike që u etiketuan si “përparësia e hulumtimit kombëtar” në fund të dhjetorit nga Komiteti Drejtues Kombëtar për Provat Terapeutike dhe Kërkime të tjera mbi COVID-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close