Kina po ”plaket” shpejt

ATSH-DPA/ – Megjithëse popullsia e Kinës është rritur 5,38%, në 1,41 miliardë gjatë dekadës së fundit, të dhënat nga zyra e statistikave të vendit treguan se niveli i lindjeve po bie dhe vendi po ”plaket” në mënyrë dramatike.

Rezultatet më të fundit të regjistrimit të vendit treguan se popullsia e Kinës me moshë 60 vjeç e lart është rritur me 5,44 % që nga viti 2010, duke arritur në 264 milionë persona.

Tashmë gati një në pesë banorë në Kinë ose 18.7% janë mbi 60 vjeç.

Ndërkohë, popullsia në moshë pune është në rënie.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo prirje demografike mund të ndalojë ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Shkalla e rritjes së popullsisë gjithashtu është ngadalësuar, tregojnë të dhënat, me shenja se shumë kinezë nuk janë të gatshëm të kenë më shumë fëmijë.

“Në zonat urbane, kostot e larta të strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit kanë zbehur entuziazmin e shumë çifteve për të pasur fëmijë”, vuri në dukje një koment në gazetën financiare kineze ”Caixin”.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close