Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Dy miliardë euro për krijimin e një kompjuteri kuantik deri në 2025

ATSH-AFP/ – Gjermania njoftoi sot zhbllokimin e dy miliardë eurove për krijimin e një kompjuteri kuantik deri në 2025, duke synuar, ashtu si Franca të bëhet një prej liderëve të kësaj teknologjie, kërkuar për të transformuar informatikën dhe industrinë.

“Fondet, kryesisht me origjinë publike, janë të ndara mes Ministrisë së Kërkimit që ka marrë një shumë prej 1,1 miliardë euro dhe Ministrisë së Ekonomisë me një shumë prej 878 milionë euro”, njoftuan të dy institucionet.

“Objektivi ynë është të ndërtojmë një kompjuter kuantik konkurrues në Gjermani në pesë vitet e ardhshme dhe të krijojmë një ekosistem të asociuar me përdoruesit potencial”, deklaroi ministrja e Kërkimit, Anja Karliczek.

”Bëhet fjalë për të krijuar sa më shpejt një baze industriale për të vënë në punë kompjuterët kuantikë dhe për të përdorur potencialin e tyre”, nënvizoi nga ana e tij ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close