Raportohet për përleshje të armatosur në kufirin Iran-Turqi

Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran IRNA raportoi se Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) më 11 maj kanë vrarë shtatë militantë si dhe kanë shpërbërë qelizën e tyre në veriperëndim të vendit afër kufirit me Turqinë. Sipas raportimit të kësaj agjencie edhe dy anëtarë të Gardës janë vrarë gjithashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit.

IRNA tha se “grupi i terroristëve” kishte hyrë në Iran në mënyrë të paligjshme nga Turqia.

Sipas raportit, përleshjet u zhvilluan në qytetin Salmas të Iranit. Qyteti ndodhet rreth 650 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Teheran.

Nuk ka pasur konfirmim të pavarur të përleshjes.

Në këtë zonë kohë pas kohe janë zhvilluar luftime mes forcave iraniane dhe separatistëve kurdë si dhe militantëve të lidhur me grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS).

Në nëntor, persona të armatosur, të paidentifikuar, vranë tre dhe plagosën dy roje kufitare iraniane në provincë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close