Kryeministri Kurti:Do ta bëjmë realitet rregullimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Mbahet takimi i parë i Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, kryesuar nga kryeministri Albin Kurti për zgjedhjen e projektit dhe monitorimin e zbatimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurti me këtë rast tha se këtë projekt do ta trajtojnë siç e meriton me seriozitet të lartë.

Madje, si kryeministër do ta bëjë realitet rregullimin e këtij kompleksi, projekt ky që sipas tij, nuk u bë për për shumë vjet.

“Projektin kemi vendosur ta trajtojmë në nivelin e seriozitetit më të lartë. Si kryeministër do ta bëjmë realitet atë që se realizuan vite me radhë. Familja Jashari, bëma e saj historike janë gurthemeli historik në të gjitha kohërat që do të vijnë. Me këtë në mendje ne do të ishim të qartë se çka na duhet. Nëse ne do të ndërtonim një ligj të gjithë do të më propozonin edhe ekspert të huaj. Kur bëhet fjalë për zhvillim artistik nuk i shkon fort mendja njeriu se kemi nevojë për ekspertizë të huaj. Këtej e tutje është mirë t’i respektojmë heronjtë tanë si personalitetet botërore. Veprat mbi personalitetin tonë janë pasuri universale kombëtare. Po e zgjedh objektin për të cilin jemi mbledhur. Është bërë punë e mirë për kompleksin dhe mbrojtjen e kullës. Është bërë ekspozim i mirë i këtyre varreve. Adem Jashari, baca Shaban e Hamza dhe familja e tij kanë kryer një vepër edhe në rendin botëror. Duhet të gjejmë mundësi që brenda kompleksit të vijë nga artistë më të njohur botërorë. Na duhet modestia më e lartë kur flasim për familjen Jashari”, tha kryeministri.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close