Presidenti i Bullgarisë Radev ka caktuar një qeveri tranzitore

Pas dështimit për formimin e qeverisë, Bullgaria po shkon drejt zgjedhjeve të reja në korrik. Ekspertët druhen për paqëndrueshmëri me pasoja politike jo vetëm të brendshme.

Qeveria tranzitore e Bullgarisë duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik. Kabineti i ekspertëve të ish gjeneralit Janev duhet të tregojë se demokratët nga kampe të ndryshme politike janë në gjendje të kapërcejnë vijat e kuqe, tha presidenti Rumen Radev në Sofje. Në të njëjtën kohë ai shpërndau parlamentin.

Radevi konsiderohet një kundërshtar i shefit të mëparshëm të qeverisë, Bojko Borisov. Ai u zgjodh president i Bullgarisë në vitin 2016 si kandidat i socialistëve (ish-PK). Ai konsiderohet se ka qëndrim miqësor ndaj Rusisë.

Partia e Borisovit arriti të marrë më shumë vota në zgjedhjet e 4 prillit, 26 përqind të votave. Por Borisovi nuk arriti të gjejë partnerë të koalicionit, në mënyrë që të formojë një qeveri të qëndrueshme. Partitë e kampit anti-Borisov refuzuan të bisedojnë me të, se sepse e akuzojnë atë për një administratë të korruptuar. Borisov qeveris me qeveri proevropiane në Sofje, me një ndërprerje të shkurtër, që nga viti 2009.

Gjashtë parti në parlament

Tre partitë më të mëdha në parlamentin bullgar kishin hequr dorë më parë nga përpjekjet e tyre për të formuar një koalicion. “Nuk ka asnjë mundësi objektive që të mund të formojmë një qeveri,” tha edhe udhëheqësja socialiste Kornelia Ninova.

Edhe partia populiste “Ka një popull të tillë” (17.6 përqind) nga e komedianit Slawi Trifonov, partia e dytë më e fortë, hoqi dorë nga formimi i një qeverie.  Në parlamentin bullgar me 240 deputetë hynë gjithsej gjashtë forca politike. Asnjë parti e vetme nuk ka një shumicë të aftë për të qeverisur.

Sipas sondazheve të fundit, zgjedhjet e reja pritet të japin një rezultat të ngjashëm me atë të votimit në prill. Analistët politikë kanë frikë se paqëndrueshmëria politike mund të pengojë Bullgarinë të përdorë fondin e rimëkëmbjes së BE-së për Covid-19 dhe futjen e euros si monedhë vendase në vitin 2024.

aud (ard, dlf)/dw

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close