Hetime lidhur me ngritjen e çmimit të vajit.

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës (AKK) Valon Prestreshi, ka njoftuar se ditëve në vijim do të intensifikohen hetimet lidhur me ngritjen e çmimit të vajit.

Kështu bëri të ditur Prestreshi përmes një shkrimi në Facebook, në të cilën njoftoi se ka komunikuar edhe me kryetaren e AK-së në Shqipëri, pasi që edhe atje vërehet një tendencë për ngritjen e çmimit të vajit.

Dje kam komunikuar me homologen time të mëmëdheut me temën “ngritja e çmimit të vajit” në Kosovë dhe Shqipëri, në cifra shqetësuese. Vërehet një ngritje e çmimit të vajit edhe në Shqipëri. Si dy institucione si motra edhe me tutje do t’i intesifikojmë hetimet dhe monitorimet e kësaj dukurie për të arritur me një konkluzion të fort dhe të qendrueshem”, ka thënë Prestreshi.

Ditëve të fundit, shumë qytetarë janë ankuar se janë ngritur çmimet e disa produketeve ushqimore. Sipas tyre, çmimi i vajit nga 0.89 centë sa ka qenë, tash është rritur në 1 euro e 30 centë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close