Ambasadori i Palestinës në Beograd: Respektojmë Serbinë, s’e njohim Kosovën

Ambasadori i Palestinës në Beograd: Respektojmë Serbinë, s’e njohim Kosovën

Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohamed Nabhan ka thënë se e respketon qëndrimin e Serbisë karshi situatës me Kosovën. Ai ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Nabhan kundërshtoi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por ai gjithashtu është kundër që Serbia të lëvizë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Për shkak se Jerusalemi është një qytet i pushtuar. Jerusalemi Lindor është një qytet i okupuar. Ju lutem, si e shihni dikë që vjen dhe hap një ambasadë në Prishtinë?! A është në rregull për ju?!”, tha Nabhan.

Mohamed Nabhan tha se Palestina mbështetë Serbinë në pozicionin e saj për çështjen e Kosovës dhe ajo pret të njëjtën gjë nga Serbia, kur bëhet fjalë për dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara, njëra për Kosovën, tjetra për Jerusalemin.

“Ne nuk e pranojmë atë për shkak të Rezolutës 1244 dhe qëndrimit të Serbisë ndaj kësaj”, tha Nabhan.

Kujtojmë, që Palestina vazhdimisht ka qenë kundër shtetësisë së Kosovës dhe Mohamed Nabhan  disa herë publikisht ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë./gazetametro.net

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close