Presidentja Osmani pret në takim,kolegun nga Sllovenia Borut Pahor

Presidenti slloven Borut Pahor ndodhet për vizitë në vendin tonë pas publikimit të “non-paper” në shtetin e tij slloven muajin e kaluar.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim homologun e saj slloven Borut Pahor.

Ai gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se dëshiron të këshillohet para samitit të udhëheqësve në Brdo – Brijuni, më 17 maj.

Ditë më parë, Pahor është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku kishte thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Veç tjerash, Meta kishte njoftuar se është nënvizuar edhe rëndësia e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Pas takimit, homologët Osmani dhe Pahor do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close