Politikani liberal serb,Çedomir Jovanoviq,tregon për herë të parë se çfarë i bënë agjentët rusë vajzës së tij

Çedomir Jovanoviq,një nga ata politikanët e rrallë serb i cili ka mbajtur një qëndrim më të drejt ndaj Kosovës.Ai ka folur haptasi për krimet serbe në Kosovë dhe për varrezat e fshehta nëpër serbi ku janë groposur trupat e shqiptarëve të vrarë.Ai njihet edhe si njeriu që ka quar kryekriminelin serb Millosheviq,në Hagë.

Për këtë dhe të tjera qëndrime parimore ai dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë.Ai i ka mbijetuar edhe tentimeve për likuidim.

Jovanoviq i cili është lider i Partisë Liberale,si dhe familja e tij kanë pasur mbrojtje nga shteti ,deri dje kur atij i është komunikuar gojarisht,pa ndonjë vendim nga zyrtar policor se i është hequr mbrojtja policore fëmijëve të tij.
Pas kësaj ai ka reaguar i revoltuar duke refuzuar edhe mbrojtjen e tij personale nga policia.

Jovanoviq beson se nuk ka asnjë justifikim të sigurisë për këtë vendim dhe se deklarata gojore është llogaritur në mënyrë që të shmanget përgjegjësia për gjithçka që mund të ndodhë.

Jovanoviq thotë se ai merrte kërcënime me vdekje çdo ditë, kryesisht përmes rrjeteve sociale.

“Narkoman, të ka ardhur fundi, as policia dhe as ushtria nuk do t’ju shpëtojnë, populli do të gjykoj ty dhe disa të tjerë”, thuhet në një nga mesazhet që Jovanoviqit iu la së fundmi në Facebook, ndërsa tjetri thotë: “Njeriun duhet duhet lejuar të jetojë, por së pari duhet vrarë të gjithë familjen e tij për të parë se si është të pikëllohesh për familjen kur ata të jenë zhdukur “.

Jovanoviqi i shokuar për anulimin e sigurisë së fëmijëve të tij ka vendosur të tregojë për drogimin e vajzës së tij nga agjentë rusë midis Beogradit.

  • Në verën e vitit 2019, Jana ishte në qendrën tregtare me shoqen e saj. Pas kinemasë, ato shkuan në “Mek”, dhe pastaj tre burra iu afruan atyre. Ata e shtynë shoqen e saj larg, ndërsa Janës i derdhën pak pluhur duke e detyruar atë për t’a pirë. Ajo u pa nga një mysafir i cili pyeti nëse gjithçka ishte në rregull dhe pastaj njëri nga të tre e goditi atë dhe e rrëzoi për tokë. Një mik thirri gruan time dhe ajo policinë. Kur arritën, të tre burrat treguan Pasaportat diplomatike ruse, dhe më pas dikush nga ambasada ruse erdhi për ta dhe i mori”, thotë Jovanoviq dhe deklaroi se më vonë u përcaktua që pluhuri që ata derdhën në lëng ishte në të vërtetë drogë MDMA (ekstazë).

Jovanoviq thotë se pas kësaj, fëmijët dhe ai ishin në polici për të dhënë deklarata dhe se MUPi serb u kërkoi atyre që të mos flisnin për rastin në publik.Por tani, thotë ai, nuk ka asnjë arsye për ta heshtur këtë .

Përgatitur nga Xh.A./Proinformacion.com

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close