Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Papa Llambro Ballamaçin,rumunët e pretendojnë për të tyrin, por ai u masakrua nga bandat greke se meshonte shqip

Kisha jonë është shumë e zënë me zgjerimin dhe shumëfishimin e varrezave ushtarake greke në jug, si dhe me projektet e tjera shkombëtarizuese në gjithë Shqipërinë, prandaj dhe nuk ka gjetur kohë këta 30 vjet për t’i bërë shërbesën e varrimit Imzot Irine Banushit, i cili vdiq në vitin 1973 dhe u varros pa rite fetare. Nga ana tjetër, vendi ynë është kthyer në han me shumë porta dhe përçarja dhe copëtimi i komunitetit ortodoks nga kishat e huaja vijon me ritme të çmendura.

Historia shqiptare na ka thënë se Atë Harallamb Ballamaçi u masakrua nga bandat greke në vitin 1914 se meshonte shqip dhe se kishte hapur shkolla shqipe që nga viti 1883 në Korçë. Përkundrazi, media e kishës ruse anglisht njofton sot se më 10 maj 2021 u përurua në Korçë “busti i priftit rumun”, i cili sipas tyre u vra se meshonte rumanisht dhe se paskësh hapur shkolla rumanisht në Shqipëri.

Të dhënat e shkrimit rus janë marrë nga faqja zyrtare e Patrikanës së Rumanisë, siç paraqiten në fund të këtij postimi. Po atje përcillemi edhe në një shkrim më të hershëm rumun, të vitit 2016, ku Papa Llambro Ballamaçi paraqitet njësoj si martir rumun në një shërbesë të posaçme në Rumani.

Aktiviteti në Korçë ka një simbolikë të rëndë rumune, me flamurin dhe ambasadorin rumun, me mbishkrimin rumun në bust, etj.
Cila është e vërteta? Kush gënjen në këtë histori? Shqiptarët, apo rumunët?
Dihet se Papa Llambro Ballamaçi ishte arumun (vllah) dhe si përfaqësues i tillë mori pjesë edhe në Kongresin e Dibrës, në vitin 1909, por a mjafton përkatësia vllahe për ta shpallur atë si martir të Rumanisë dhe për t’i ngritur atij shtatore me mbishkrim rumanisht në Korçë?

Nga ana tjetër, kur në Korçë ka rrugë me emrin “Kryepiskopi ANASTAS”, pyetja ime ngrihet pa mëtuar përgjigje.
Presim nga historianët tanë të paraqesin dëshmitë e kohës nëse Atë Harallamb Ballamaçi hapi shkolla shqipe, apo rumune.
Besoj se kjo do të mjaftojë për t’i dhënë atij drejtimin e duhur në histori, por dhe nderimin që i takon nga shqiptarët, nëse meshonte dhe mësonte shqip, apo nga rumunët, nëse vërtet meshonte dhe mësonte rumanisht.


BUST OF ROMANIAN PRIEST MARTYRED ON PASCHA UNVEILED IN ALBANIA (12 maj 2021):
https://orthochristian.com/139217.html
În Albania a fost inaugurată o statuie în cinstea părintelui Haralambie Balamace:
https://basilica.ro/in-albania-a-fost-inaugurata-o…/
Pomenirea martirilor români din Balcani (24 mars 2016):
https://ziarullumina.ro/…/pomenirea-martirilor-romani…

/Shqiptar Ortodoks

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close