“Patriotët malazezë” thirrje për protesta kundër qeverisë proserbe:”Çohuni, malazezë, është koha !!!”

Pas zgjedhjeve të fundit dhe marrjes së pushtetit nga aleanca të forcave politike pro-serbe ,qytetarët e Malit të Zi,malazezët e vërtet po ndjehen të rrezikuar nga ndikimi ruso-serb.Ata kanë brengën e një rikthimi në bashkësinë me Serbinë dhe humbjen e pavarësisë.

Prandaj edhe protesta të vazhdueshme të qytetarëve malazez po mbahen anëekënd vendit.
Kësaj radhe “Patriotët malazezë” në rrjetet sociale bëjnë thirrje për një protestë të re anti-qeveritare nën moton “Çohuni, malazezë, është koha !!!”.
Siç është paralajmëruar, protesta do të organizohet në të gjitha qytetet në autokolona.

“Malazezët e të gjitha besimeve, së bashku për ruajtjen e shtetit tonë”, thuhet në njoftimet në rrjetet sociale.
Mbledhja e protestuesve është caktuar për të Dielën në ora 5 pasdite.

/Nga proinformacion.com

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close