Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

“Deti me ngjyrë portokalli”, drama e arbëreshit Mario Caliva

Dramaturgu arbëresh Mario Caliva sjell dramën me një akt “Deti me ngjyrë Portokalli”.

Kjo dramë flet për dy grabitës që kanë bërë një vjedhje dhe po përpiqen të të largohen nga kanalizimet. Aty ata do të takojnë një burrë që ka jetuar atje poshtë për një kohë të gjatë dhe që i ndihmon të gjejnë rrugën për të dalë.

Në një prononcim për “Diaspora Shqiptare”, vetë autori Caliva shprehet:

“Teatri dhe gjuha që vesh tregon se si zgjidhjet e problemeve janë më afër sesa mund të mendojmë ose madje janë pjesë e jona dhe e përvojës sonë. Dobia e teatrit është e gjallë kur lidh gjendjet shpirtërore dhe zbulon mekanizmin e zgjedhjeve njerëzore, të mëdha apo të vogla. Dhe për ta bërë këtë, teatri përdor të gjitha mjetet e mundshme: karakterin dhe fjalët e tij. Dramaturgu që nuk i kupton këto lidhje nuk është i dobishëm në kohën tonë. Për këtë arsye është e drejtë që kritika teatrore të bëhet vetëm nga ata që kanë studiuar teatër dhe gjithçka që qëndron pas tij”.

Libri është botuar me Hyrje të Drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, Parathënie nga Nicasio Anzelmo drejtor i festivalit të rëndësishëm të Dioniziakëve të Segesta, Pasthënie nga Edoardo Erba, një nga dramaturgët më të mëdhenj italianë bashkëkohorë. Kopertina e librit është krijuar nga mjeshtri Sergio Daricello i Akademisë së Arteve të Bukura të Palermos.

diasporashqiptare.al

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close