Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

MSH:Do të jepen vaksina edhe gjatë vikendit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të vikendit si në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit.

Sipas njoftimit të MSH-së, në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar.

Po ashtu, vaksinimi në komuna gjatë dy ditëve të ardhshme bëhet sipas ftesave të marra dhe terminëve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova.

“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, vaksinimi do të bëhet vetëm për qytetarët që pranojnë thirrjen dhe japin konfirmimin për marrjen e vaksinës në qendrën e vaksinimit në komunat e tyre”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Po ashtu nga kjo ministri kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, deri në ora 17:00 janë vaksinuar rreth 3100 qytetarë.

“MSH është e angazhuar që të siguroj numër sa më të madh të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa gjatë këtij muaji dhe në fillim të muajit që vjen, pritet ardhja edhe e kontigjenteve tjera të vaksinave”, thuhet më tej në njoftim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close