Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

2.220 qytetar të Kosovës kanë humbur jetën nga Covid-19

Pandemia Covid-19 e shfaqur në Kosovë në mars të vitit 2020 ka marrë jetën e 2 mijë e 220 qytetarëve. Mbi 106 mijë kosovarë u infektuan der imë tani me këtë virus, ndërsa mbi 99 mijë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 5.486.

“Numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.097 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.486’, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Kujtojmë se Kosova mbetet vendi me numrin më të ultë të të vaksinuarve, kjo pasi Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka arritur të lidhë kontratë me kompanitë prodhuese për blerjen e dozave për imunizim të popullatës.

Deri më tani në Kosovë kanë mbërritur vetëm vaksina donacione nga BE-ja, të cilat nuk po mjaftojnë dhe për këtë qëllim edhe procesi i imunizimit po ecën shumë ngadalë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close