Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

​Vazhdon vaksinimi në “1 Tetori” pa tollovi

Procesi i vaksinimit në sallën “1 Tetori” po vijon edhe gjatë së shtunës, të paktën mëngjesin e sotëm pa tollovi të krijuar nga qytetarët.

Nuk ka shumë persona që po presin në radhë për t’u vaksinuar. Gjatë ditës së djeshme, MSh kishte njoftuar se në këtë qendër vaksinimi do të vaksinohet ata të cilët janë kontaktuar.

“Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla ‘1 Tetori’ – do të vaksinohen qytetarët, të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova, dhe sipas terminit të caktuar”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje në qendrën e vaksinimit në “1 Tetori” u krijua një tollovi e madhe nga qytetarët që prisnin në rend për t’u vaksinuar. E kjo pamje u kritikua ashpër nga opozita por edhe shoqëria civile.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close