LDK mbështet fuqishëm ngritjen e padisë ndaj Serbisë

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media. Në këtë konferencë, Shkëmb Manaj i LDK-së ka thënë se partia e tij mbështet fuqishëm propozimin e LVV-së për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë.

“LDK e mbështet fuqishëm ngritjen e kësaj padie. Me vlerësimin tonë do të thotë krimet që janë kryer nga pushteti i Serbisë ndaj popullatës civile shqiptare përbëjnë elemente të shfarosjes, që përbëjnë elemente të gjenocidit.”

“Ne besojmë se në këtë proces gjitha institucionet e vendit dhe jo vetëm institucionet por edhe shoqëria civile dhe ekspertët më të mirë vendor dhe ndërkombëtar duhet të punojnë së bashku, që në momentin që fillon ky proces i ngritjes së padisë të sigurohemi që të kemi fakte e dëshmi të mjaftueshme të prezantuar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që në vendin tonë është kryer gjenocid nga pushtetit i Serbisë”, u shprehë Manaj.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close