Çish ka Filati brënda?  Ka birbilë edhe thëllënxa.

Çish ka Filati brënda? Ka birbilë edhe thëllënxa.

Filati është qytet në pjesën veriore të Çamërisë, i ngritur mbi disa kodra të bukura, mbi bregun e djathtë të luginës së valëzuar të lumit Kalama dhe në afërsi të limanit të Sajadhës ( 15 km).Nga bregu i Spatarit, zonë periurbane e Filatit, në lartësi rreth 300m, pamja shpalos hapësira të gjera të detit Jon dhe konturet e qytetit të Korfuzit.

Në lashtësi, Filati ka qenë një nga qytetet epirote më të rëndësishme të Thesprotisë.Në fillim të shek.XIX, Filati kishte 2000 shtëpi, të shpërndara në një sipërfaqe të gjerë toke, me oborre e kopshte të lulëzuara. Në këtë peisazh urban mund të dalloje xhamitë, kishat, dy banjat ( hamamet) publike, hanet, pazarin oriental me rreth 150 dyqane të vendosura në qendër të qytetit si dhe sarajet e bukura të Ibrahim Demit dhe Ibrahim Stambolliut, që ishin dy familjet kryesore të kësaj qendre.

Me përjashtim të një nr fare të vogël artizanësh e bakejsh të krishterë, sipas M. Likut, Filati banohej ‘ tërësisht prej shqiptarësh.

Në shek XIX, kjo qendër urbane e rëndësishme e Çamërisë, erdhi duke rënë derisa në fillim të shek. XX nuk kishte më tepër se 800 shtëpi me rreth 5000 banorë.

Filati përbëhej nga këto lagje : Dematë, Gjillatë, Kasimatë, Sejkatë, Sarandatë, Zejnelatë etj.

Deri në vitin 1913(para pushtimit grek), Filati ka qenë qendër kazaje, që bënte pjesë në sanxhakun e Janinës. Kazaja e Filatit përfshinte 68 fshatra, me 24 179 banorë.

Filati, në kohën e Rilindjes Kombëtare, ka qenë vatër e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Aty më 1908, u krijua klubi ‘Vëllazëria’, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e shkollave shqipe dhe formimin e ndërgjegjes kombëtare.

Kjo qendër urbane ka nxjerrë figura të shquara të luftës për pavarësi dhe emancipim politik dhe shoqëror, si Muharrem Rushiti, Rexhep e Musa Demi, Haki e Musa Sejko, Sali Çeka, Ilmi Seiti etj.

Sot, Filati ka pamjen e një qendre të vogël urbane të konservuar e të organizuar në tri ‘ plati’ (sheshe), të vendosura sipas kateve hiprometrike dhe të lidhur me njëri-tjetrin.

Në 76 vjetët e fundit, qyteti po përjeton një periudhë stanjacioni, ku të vetmet ndryshime që mund të konstatohen janë simbolet e krishtërimit e të helenizimit.

/Selman Sheme, Çamëria

Leg:Pamje nga Filati sot dhe dje.

 

 

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close