Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Melankolia,trishtimi i fshehur!?

*Melankolia është një nënlloj i depresionit. Njerëzit me depresion melankolik shpesh ndiejnë dëshpërim dhe faj ekstrem. Ata mund të kenë vështirësi të ndiejnë ndonjë lumturi, edhe kur ndodhin gjëra të mira në jetën e tyre,po thotë një spjegim që gjeta në internet.

Megjithëse unë nuk jam psikolog as nuk kam përgatitje profesionale për këtë,po shtroj një pyetje sugjestive:A fshihet pas një melankolizmi edhe një shpërthim agresiv deri në krim!

Si zakonisht në vendet ku jeta asht stres i përditshëm,edhe melankolia që shfaqet përmes muzikës dhe texteve përcjellëse është tregues i një shpirti që një ditë mund të shndrrohet në bishë vrasëse.

Unë nuk jam i sigurtë,por nga ajo që kam vrojtua në këtë jetën time ka qenë se persiatjet melankolike tek popujt kanë qenë prelud i egërsive të po atyre që dukeshin të dhimbshëm.

Shoqëritë që funksionojnë në premisa melankolike janë më të prira të shkojnë drejtë veprimeve kamikaze se sa ta zëmë shoqëritë që ngojnë Hard rock!

Në vitet e paralutrave në hapësirat e vendeve të ish Jugosllavisë kishte një trend muzike e cila rënkonte “sta ce mi zivot”,ose shqip:”Çfarë më duhet jeta”.

Edhe shoqëritë e sotme nga bota depresive melankolike gjithëçka tingëllon vajtuese deri në vetflijim-shkatërrim.
Mos aftësia për të qenë i sukseshëm krijon ndjesinë e kthimit në vetvete,duke vajtuar fatin ose fajsuar tjetrin deri në melankoli mallëngjyese.

Edhe shoqëria jonë është përplot simbole “mallëngjyese”,që nga nevoja për të qenë melankolik për fatin e fukarenjëve,një mentalitet që krijon raste sociale e deri në konsumimin e serialeve mallëngjyese e këngëve vajtuese për të arrirë tek “jetimat e Ballkanit”.

A janë këto shënja treguese të shpërthimit të bishës që po na pret edhe neve?!Mbetet të shihet…..veçse rock s’jemi ka ngojmë ma!Ose fare pak!

/Xhelil Arifi 14 maj

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close