Bardhi tregon se sa persona janë vaksinuar deri më tani në nivel vendi

Bardhi tregon se sa persona janë vaksinuar deri më tani në nivel vendi

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi gjatë konferencës për medie ka thënë se shpreson dhe beson se tollovia si ajo e djeshmja në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori” nuk do të përsëritet më.

Bardhi bëri të ditur se deri më tani në nivel vendi janë vaksinuar 37 mijë persona.

“Deri në këto momente në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë janë vaksinuar 2 mijë e 100, ndërsa nga dita e parë janë vaksinuar 37 mijë të vaksinuar në nivel vendi”, tha Bardhi.

I pyetur për tollovinë e djeshme para “1 Tetorit”, ai tha se është me rëndësi që të vazhdohet me procesin e vaksinimit, ndërkaq shtoi se shpreson dhe beson se raste të tilla nuk do të përsëriten më.

“Gjëra që ndodhën, ndodhën. Shpresojmë dhe shumë besojmë që gjërat e tilla nuk do të përsëriten. Me rëndësi është që ne të vazhdojmë me procesin e vaksinimit. Të gjithë ata që nuk janë thirrur për tu konfirmuar nuk vaksinohen në sallën “1 Tetori”. Jemi duke vaksinuar me AstraZeneca”, tha ai.

Tutje, Bardhi sqaroi se në palestrën sportive “1 Tetori”, do të vaksinohen të gjithë ata që janë telefonuar nga Qendra Operative Emergjente.

“Jemi duke vazhduar me vaksinimin e të moshuarve mbi 65 vjeç, ku deri në këto momente kemi vaksinuar 165 persona, me vaksinën AstraZeneca, gjithmonë me prioritet të gjithë ata që janë kontaktuar nga Qendra Operative Emergjente për ata persona që kanë aplikuar online”, u shpreh ai.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close