Mitsotakis: Greqia e vendosur për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

ATSH-ANA/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi mbështetjen e qartë të Greqisë për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në një takim me homologun malazez, Zdravko Krivokapiç në Athinë.

Për më tepër, kryeministri grek vuri në dukje se takimi shërbeu si një mundësi e mirë për të shqyrtuar përparimin në memorandumin e tyre dypalësh për ofrimin e ndihmës teknike Malit të Zi në rrugën e tij drejt integrimit në BE.

“Greqia dhe Mali i Zi varen nga turizmi dhe, ndërsa turizmi te ne u hap zyrtarisht të premten, është e rëndësishme të lehtësohet lëvizja e lirë e qytetarëve brenda Europës me sa më pak pengesa të jetë e mundur, si në nivelin dypalësh ashtu edhe në atë evropian”, theksoi ai.

Krivokapic shprehu vlerësimin për bashkëpunimin teknik pasi, sipas tij, Greqia e kupton Ballkanin Perëndimor dhe e ka kaluar vetë rrugën e anëtarësimit.

Krivokapiç tha se për sa i përket pandemisë së koronavirusit, të dy vendet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të patur një sezon të mirë turistik.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close