“Defender Europe 2021” pamje spektakolare

“Defender Europe 2021” pamje spektakolare

ATSH/ Stërvitja “Defender Europe 2021” ka vijuar në një tjetër pikë të Shqipërisë. Polumbarë amerikanë dhe shqiptarë janë zhytur në Gjirin e Dukatit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet ku shihen se si polumbarët zhyten në thellësinë e tabanit detar ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi u godit nga ushtria britanike.

“Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” polumbarët amerikanë dhe shqiptarë u zhytën në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi”, shkruan ministri Peleshi.

Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stërvitjen e këtij viti “DEFENDER-21” të trupave ushtarake amerikane dhe aleatëve të NATO-s.

Brigjet shqiptare shfrytëzohen për të parën herë për stërvitje që pas Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin e aftësive të trupave aleate për zbarkimin nga deti.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close