Rrezikshëm plasin xhamat e vitrinës ku vendosen panot reklamuese mu në mes të qytetit

Derisa po ecnim udhës në anën kah sheshi në Gjilan dëgjuam një zhurmë që i ngjante një përplasje si ato kur ndeshen dy kerre në mes vete.

Menjëhere kthyem kryet dhe nuk dallohej në të parën se çfare po ndodhte ,veçse nga reagimi i një qytetareje që po kalonte andej pari në ato momente na mori mendja se çfare mund të ishte.

Menjëhere mora vendim të kthehesha mrapa dhe të kaloja në krahun tjetër të udhes pranë hotelit ku edhe kishte ndodhur pëlcitja nga kishte ardhur zhurma.

Me tu ofruar afër vitrinës ku vendosen panot reklamuese shihet se qartë se nga një frymë jo kushedi sa e fuqishme kishte plasur xhami i kësaj vitrine dhe shpërndarë nëpër trotuarë.

Kjo tregon se ato vitrina nuk ishin të sigurta dhe se ishin rrezik për kalimtarët e rastit ,mu siç kishte mundur të ishte rrezik për atë kalimtaren që përpak nuk e kishin goditur pjesët e xhamit të thyer.

Për fat nuk kishte dame të tjera pos thyerjes së një xhami të kutisë ku vendosen panot.

/Xh.A./Proinformacion.com

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close