Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e presidentëve të rajonit Brdo- Brijun

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e 10-të të procesit Brdo-Brijuni me pjesëmarrjen e Presidentëve të shteteve të rajonit duke përfshirë presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit.

Temat që do të diskutohen në takimin në Brdo afër Kranjit janë: rëndësia e procesit Brdo-Brijuni në 10- vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor.

Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t`i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces.

Në margjina të takimit, Presidentja Osmani do ta zhvillojë takime bilaterale me presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, Presidentja Osmani më 13 maj ka pritur në takim në Prishtinë, Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor në funksion të parapërgatitjes për takimin e Brdos.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close