Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit “LAUFER 21”

Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit “LAUFER 21”

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga data 16-29 maj 2021 do të marrë pjesë në Ushtrimin shumëkombësh të Inteligjencës “LAUFER 21” në Republikën e Kroacisë.

Ky ushtrim ka për mision të promovojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale, të përmirësoi ndërveprueshmërinë me partnerët e ushtrisë amerikane dhe NATO-s dhe të forcojë kapacitetin dhe besimin e tyre.

Ky ushtrim është pjesë e ushtrimit “Immediate Response 21” në kuadër të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 21”, udhëhequr nga ushtria amerikane për Evropë.

Qëllimi i ushtrimit është arritja e ndërveprueshmërisë në fazën e planifikimit dhe realizimit të operacioneve tokësore, operacionet e ruajtjes së paqes, si dhe zhvillimi i aftësive të inteligjencës ushtarake.

Pjesë e këtij ushtrimi do të jenë NATO dhe vendet partnere të NATO-s dhe ushtrisë amerikane: Kroacia, Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia Veriore, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina, thuhet në një njoftim të FSK-së.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close