Shkarkimi i Metës/ Mblidhet sot Komision Hetimor për hetimin e shkeljeve kushtetuese

Shkarkimi i Metës/ Mblidhet sot Komision Hetimor për hetimin e shkeljeve kushtetuese

ATSH – I. Vata/- Komision Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta mblidhet sot për komunikimin e përgjigjeve të institucioneve të tjera .

Në rendin e mbledhjes sot është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021, marrja e detyrës së ekspertit ligjor Artan Spahiu dhe komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Mbledhja do të nisë në orën 13:00.

Në mbledhjen e fundit të zhvilluar të premten, anëtarët e Komisionit Hetimor kanë zgjedhur dy ekspertët ligjor të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun.

Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi përgjigjet e marra nga institucionet, në lidhje me objektin e komisionit për shkeljet e kryera nga presidenti Ilir Meta, gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Anëtarët e Komisionit Hetimor janë Alket Hyseni, Myslym Murrizi, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close