Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Presidentja Osmani nga Brdo-Brijun:Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit janë krime lufte

Në fjalën e saj në Samitin e presidentëve të rajonit në Brdo-Brijun, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për perspektivën e BE-së dhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon, ka theksuar se nuk mund të kalohet në kapitujt vijues përpara se të lexohen dhe kuptohen plotësisht kapitujt e mëparshëm. Presidentja Osmani ka theksuar se është e nevojshme pranimi i së vërtetës për atë që ka ndodhur në rajon.

“Kur flasim për atë se çfarë ndodhi në të vërtetë me viktimat, të mbijetuarit, të zhdukurit nga luftërat. Dhe më e rëndësishmja, kur flasim mbi atë se pse nuk janë prapa hekurave autorët e këtyre krimeve të neveritshme të kryera nga regjimi i Millosheviqit.  Përtej detyrës sime si Presidente e qytetarëve të Republikës së Kosovës, është detyrë morale dhe njerëzore e imja të flas të vërtetën mbi atë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë.  Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.  Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”, ka potencuar Presidentja Osmani.

Sipas zonjës Osmani, në vend të përgjegjësisë po ndodh mohimi dhe revizionizmi historik i asaj që ndodhi gjatë viteve të 90-ta në rajon,

“Lidershipi i përgjegjshëm dhe i guximshëm kërkon refuzim të vendosur të një veprimi të tillë të ndyrë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close