Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Polica e Kosovës konfiskoi një sasi të konsiderueshme të drogës

Policia e Kosovës konfiskoi të hënën një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike, kokainë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se aksioni i Policisë së Kosovës është kryer në koordinim me “institucionet e partnerëve tanë”.

“Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleatë që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”.

“Republika e Kosovës, me të gjitha kapacitetet e saj, do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale, që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”, tha Sveçla në një postim në Facebook.

Ai shtoi se pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës “nuk do të jetë më streha e kriminelëve”.

Më 14 shkurt, Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare, të cilat kanë sjellë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje – partinë nga e cila vjen ministri Sveçla.

Policia e Kosovës nuk ka dalë ende me ndonjë raport, por mediat në Kosovë raportojnë se aksioni është kryer në Lipjan dhe se sasia e drogës së konfiskuar është rreth 300-400 kg.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close