Osmani flet ekskluzivisht rreth përplasjes me Vuçiqin në Slloveni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur ekskluzivisht për RTK-në pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brionës në Slloveni.

Ajo ka treguar për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiq institonte që ndryshimi i kujfijve të vendve të Ballkanit Përendimor t’ju lihen vetëm shtetet anëtarëve që janë pjesë e OKB-së”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje.

“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiqit. Ne folem qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo o pengoi Vuçiq”, theksoi Osmani.

Ajo tutje tha kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë.

“Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiq kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, shtoi tutje presidentja e vendit.

E para e Kosovës po ashtu tha se Ballkani Përendimor nuk duhet të mbet peng i kësaj qasjeje të Serbisë dhe duhet të ecë përpara.

Osmani po ashtu tha se gjatë Samitit ka takuar shefat e shteteve të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedoninsë së Veriut, etj. /RTKLive/

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close