Shqipëri-Mbërrijnë 12 870 doza vaksina Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza”

ATSH/ Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë “Tereza” mbërritën sot 12 870 doza vaksina Pfizer.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se deri tani kanë ardhur rreth 773 mijë vaksina.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”, – theksoi Rama.

Nga 12,870 doza vaksine Pfizer që sapo mbërritën, 8,190 janë nga kontrata me Pfizer dhe 4.680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian.

Vaksinimi antikovid në vendin tonë po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. Qeveria shqiptare ka si objektiv për të kryer 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close