Shqipëri/Eksportet drejt vendeve të BE-së zënë gati 68.9 % të vëllimit

/ATSH/ Sipas raportit të INSTAT, për muajin prill 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,9 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 30,0 %, Turqia me 8,0 %, Kina me 7,2 % dhe Gjermania me 7,0 %.

Gjatë katërmujorit të parë 2021 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 31,8 %, Turqia me 7,7 %, Greqia me 7,1 % dhe Kina me 7,1 %.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Franca me 18,2 %, Mbretëria e Bashkuar me 14,9 % dhe Ukraina me 17,7 %.

Sipas INSTAT, në muajin prill 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me muajin Prill 2020 janë, Italia me 133,3 %, Turqia me 118,1 % dhe Kina me 108,9 %.

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë SHBA me 0,1 %, Zvicra me 11,9 % dhe Kroacia me 0,1 %.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close