Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

India shpërndan barin e ri për trajtimin e COVID-19

ATSH-DPA/ – India ka filluar shpërndarjen e një ilaçi të zhvilluar rishtazi për të trajtuar simptomat e COVID-19, që thuhet se zvogëlon varësinë e pacientëve nga oksigjeni dhe shpejton shërimin e tyre.

Ilaçi i quajtur 2-deoksi-D-glukozë (2-DG) u zhvillua nga një laborator i Organizatës së Kërkimit dhe Zhvillimit të Mbrojtjes të Indisë (DRDO) dhe kompanisë farmaceutike “Dr Reddy’s Laboratories”.

Grupi i parë i dozave të ilaçit do të përdoret fillimisht në spitalet e kryeqytetit.

Megjithatë, disa ekspertë kanë vënë në dyshim efikasitetin e ilaçit të ri, duke thënë se nuk janë botuar prova të mjaftueshme nga provat klinike të fazës 2 dhe 3.

”Një variacion i 2-DG është përdorur më herët mbi një bazë eksperimentale për të trajtuar shtame të caktuara të kancerit, por nuk është miratuar ende për atë qëllim”, tha biologu molekular Rakesh Mishra.

“Ilaçi i ri bllokoi aftësinë e virusit për t’u shumuar në qeliza të caktuara. Një përqindje e konsiderueshme e pacientëve në prova mund të hiqet nga mbështetja e oksigjenit pas marrjes së dy dozave”, theksoi ai.

Mishra shtoi se ilaçi ka për qëllim të trajtojë pacientët në fazat e hershme në mënyrë që gjendja e tyre të mos bëhet më serioze./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close