EMA: Vaksina Pfizer mund të qëndrojë në frigorifer deri në një muaj

ATSH-ANSA/ – Komiteti i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) për Produktet Medicinale për Përdorim Njerëzor ka zgjatur periudhën e miratuar të ruajtjes së shishkës së shkrirë dhe të pahapur të vaksinës Pfizer/BioNTech.

“Vaksina mund të ruhet në 2-8 gradë Celcius (domethënë në një frigorifer të rregullt) deri në një muaj (31 ditë)”, njoftoi EMA.

Zgjatja e periudhës së mbajtjes është miratuar pas vlerësimit të të dhënave të mëtejshme mbi studimet e stabilitetit të paraqitura nga prodhuesi.

“Pritet që një fleksibilitet më i madh në ruajtjen dhe trajtimin e vaksinës do të ketë një ndikim të rëndësishëm në planifikimin dhe logjistikën e përdorimit të saj në vendet anëtare të BE-së”, shtoi agjencia rregullatore europiane.

Sipas EMA-s, ndryshimet e përshkruara do të përfshihen në informacionin e disponueshëm publik për vaksinën dhe etiketimi i produktit do të përditësohet në përputhje me rrethanat.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close