Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Kapja e kokainës në Lipjan, sekuestrohen mijëra euro, armë e municione

Revole, fishekë, mijëra, veturë u gjetën në depon ku u konfiskuan 400 kg kokainë në vlerë prej 20 milion eurosh.

400 kilogramë kokainë me vlerë prej 20 milionë eurosh është kapur në depon e një kompanie në Lipjan, pas një aksioni të koordinuar nga Policia e Kosovës, italiane, amerikane dhe shqiptare.

Lidhur me rastin shtatë persona janë të arrestuar.

Policia zbuluar detaje të reja lidhur me aksionin e zhvilluar.

Sipas njoftimit të policisë po ashtu në aksion pas kontrollit në disa lokacione të tjera janë gjetur edhe: 25 mijë e 925 euro para të gatshme, 200 denarë apo (3,23 euro), një veturë, dy revole, një TT dhe një tjetër me gas.

Po ashtu organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar edhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62, gjashtë telefona celularë, gjashtë kompjuter, dy llap top, katër DVR dhe një hard disc.

Rr. Lidhje e Prizrenit, Lipjan (NN) 17.05.2021-11:10. Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc. Të gjitha veprimet janë ndërmarre në konsultim me gjyqtaren e procedurës paraprake dhe prokurorin e prokurorisë speciale. Shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Edhe kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, Aleksandër Lumezi, ka dhënë detaje të hënën mbrëma për sekuestrimin e rreth 400 kilogramëve drogë të llojit kokainë.

Lumezi në një konferencë për media tha se aksioni është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, autoritetet shqiptare dhe ato italiane si dhe DEA-n amerikane.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close