Guardia di Finanza tregon si u kapën 400 kg kokainë në Kosovë

Një sasi prej të paktën 400 kg kokainë u kap në Kosovë, falë një bashkëpunimi të mes DEA-s amerikane, autoriteteve italiane, shqiptare dhe atyre të Kosovës.

Sasia marramendëse e kokainës ishte ngarkuar në Amerikën Latine, ndërsa vinte nga Brazili në një kontejner me mish pule.

Kurse, zyrtarë nga Guardia di Finanza Comando Provinciale Reggio Calabria, kanë shpjeguar edhe se si është kapur droga. GDF thekson se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine.

Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).

Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese me ndërkombëtare duke mos e kapur drogën. Kështu në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e kokainë u la që të dërgohej në destinacion, ku më pas u bë e mundur edhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.

Droga, nëse shitet me pakicë në qendrat europiane të tregtisë së drogës, do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close