Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi e cila përfshinë rritjen e bashkëpunimit ne mes dy shteteve shqiptare, përfshirë rritjen e numrit të aktiviteteve që do të realizohen së bashku nga dy ushtritë.

Ministri Mehaj tha se kane miratuar bazën ligjore për koordinimin e aktiviteteve ushtarake të dy vendeve.

“Kam kënaqësinë të prezantoj arritjen e marrëveshjes midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Republikës se Kosovës, një bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Njëra prej marrëveshjes që e kemi diskutuar e arritur së bashku është realizimi i aktiviteteve të përbashkëta në nivel profesional, pra akademinë në mes dy ministrive, është koordinimi i këshillimit nga ana e ekspertizës nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, rendimin e duhur në çështje politike, ushtarake, ligjore për integrimin e Republikës së Kosovës në drejtim te NATO-s dhe iniciativa rajonale. Një pikë tjetër e rëndësisë së madhe është ngritja e stërvitjeve te përbashkëta ushtarake dhe angazhime dhe pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare në të ardhmen”, tha Mehaj.

E ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi rikonfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për mbështetje ndaj Kosovës në të gjitha proceset integruese.

“Shqipëria ka qenë dhe do të mbetët mbështetëse e pa kursyer e të gjitha proceseve integruese të Kosovës më strukturat euroatlantike. Ne kemi përshkuar atë rrugë të cilën Kosova aspiron, pra rrugën e anëtarësimit në NATO…Integrimin e gjithë Ballkanit perëndimor në strukturat euroatlantike është i rëndësishëm për Shqipërinë, është i rëndësishëm për Kosovën, është i rëndësishëm edhe për vet Evropën. Kështu që Shqipëria ngelet e interesuar përkrah gjithë vendeve të tjera në rajon për të ecur përpara drejt Bashkimit Evropian, drejtë integrimit të tyre në NATO”, tha ai.

Në konferencën e dy ministrave të mbajtur pas takimit, u tha se marrëveshja e re e nënshkruar është mbi bazën e disa marrëveshjeve ekzistuese, por që e rrit bashkëpunimin në nivel më të lartë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close