​Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për personat që u zunë me drogë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se sot ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kg narkotikë të llojit kokainë.

Prokuroria Speciale kërkesën e ka bërë për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së dhe në drejtim të veprës penale “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme 7 persona janë arrestuar në aksionin ku janë konfiskuar 400 kg narkotikë të llojit kokainë në vlerë të 20 milionë eurove. Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës, Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë dhe autoritetet e shtetit Italian në një konferencë për media kanë dhënë detaje rreth këtij rasti, që u tha se kamioni në të cilin ndodheshin narkotikët ishte nisur nga Brazili për në Kosovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close