Tiranë: SPAK kontribuon në kapjen e 400 kg kokainë në Kosovë

Tiranë: SPAK kontribuon në kapjen e 400 kg kokainë në Kosovë

Organizatat dhe grupet e strukturuara kriminale kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë dhe i ushtrojnë aktivitet e tyre në një territor të gjerë nga Brazili deri në Kosovë.

Kreu i Strukturës së Posaꞔme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri, Arben Kraja, tha në një deklaratë për shtyp se “organizatat dhe grupet e strukturuara kriminale kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë së tyre, ngaqë ushtrojnë aktivitet në një territor shumë të gjerë, duke kaluar përmes shumë territoresh nga Brazili deri në Kosovë.”

Deklarata e për shtyp e kreut të SPAK-ut erdhi pas një bisede me drejtues të policisë dhe të prokurorisë në Kosovë dhe në Itali lidhur me operacionin e përfunduar të hënën (17.05) me kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan (Kosovë), në një kontenier me ngarkesë mishi që vinte nga Brazili. Informacioni për tranzitin e 400 kg kokainë erdhi nga autoritetet e huaja.

Të vendosur për të luftar deri në fund trafikun e drogës

Në mesazhin e tij kreut të SPAK-ut theksoi domosdoshmërinë e koordinimit dhe të bashkëpunimit mes institucioneve në kushtet e rritjes së shkallës së rrezikshmërisë se organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale.

“Reagimi i institucioneve tona, i autoriteteve të huaja, të Kosovës dhe të Italisë tregon që nëse do jemi të gjithë bashkë dhe koordinojmë punën me njëri-tjetrin, do të jemi pa diskutim të suksesshëm. Bllokimi i një sasie të tillë kokaine tregon që efektiviteti i strukturave tona është në lartësinë e duhur. Jemi të vendosur që deri në fund të luftojmë raste të tilla.” – tha Kraja.

Krahas konfiskimit të 400 kg drogë policia e Kosovës ka arrestuar shtatë shtetas të Kosovës dhe disa të tjerë janë në kërkim si pjesë e grupit kriminal.

Kokaina është nisur nga Brazili, ka kaluar në disa shtete për të mbrritur në një  port të Italisë, më pas në portin e Durrësit dhe që andej  në Kosovë. Kokaina ishte e destinuar për shtete të ndryshme.

Në raportin  “Flukset e njerëzve, të drogës dhe të parave – Maj 2021” të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, Ballkani Perëndimor konsidetohet si rajoni më i madh i tranzitit për trafikimin përherë dhe më shumë të kokainës./dw

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close