Pasiguria në shkolla

Në emisionin “Altual” të RTK-së, ku mysafir ishin Albana Haxhimustafa-gazetare, Sebahate Sopiani- mësuese, Zhaklinë Lekatari- gazetare nga Shqipëria, si dhe Linda Gucia-sociologe, u trajtua çështja e sigurisë në shkolla, dhuna, abuzimi seksual, si dhe roli i medieve në edukimin seksual.

Siç u njoftua nga të dhënat të marra nga Policia e Kosovës, vetëm nga janari deri më tani, janë raportuar 21 raste dhune pa dallim moshe, me ç’rast procedohen për hetime të mëtejme.

Duke u nisur nga këto të dhëna alarmante, gazetarja Albana Haxhimustafa njoftoi se tani RTK do të marrë nismën për të trajtuar këtë problem shoqëror, që përmes këtij medium publik të ndikojë në edukimin seksual te të rinjtë.

“Mendoj se është e nevojshme të trajtohet kjo çështje, pa çka se deri më tani ka qenë tabu, në mënyrë që këto raste dhune të ndodhura deri më tani të mos përsëriten”, deklaroi gazetarja Haxhimustafa.

Tutje ajo shtoi se edukimi seksual nëpër shkolla është më se i domosdoshëm.

Gazetarja Haxhimustafa foli për historikun e nismës së idesë për trajtimin e këtij problemi të nisur që nga viti 2019, por që ka ngecur për shkak të pandemisë e që tani janë para finalizimit të këtij projekti.

Ndërkaq Sebahate Sopiani, mësuese, foli për aspektin e ndikimit te nxënësit në edukimin seksual përmes medies, që, sipas saj, do të jetë i mirëpritur dhe me ndikim pozitiv.

“Roli i medies në edukimin e të rinjve është i pashmangshëm, krah i djathtë i edukimit, sidomos në edukimin seksual, ndonëse hallka kryesore e edukimit, dihet, i takon shkollës.”, theksoi, mes tjerash, Sebahate Sopiani, mësuese.

Ndërsa Zhaklinë Lekatari, gazetare, theksoi se përveç shkollës dhe mediumit publik, rol parësor kanë edhe prindërit në edukimin seksual te të rinjtë.

“Roli i medieve është informimi e jo edukimi”, theksoi, mes tjerash, Zhaklinë Lekatari, gazetare.

Tutje ajo theksoi se rastet e ndodhura, tani së fundi në Kosovë, por edhe në  Shqipëri kanë të bëjnë me nevojën e riedukimit, që nga familja, pastaj në shkolla, etj.

Ndërkaq sociologia, Linda Gucia, lidhur me këtë çështje shtoi se  nuk duhet shtruar çështja se a duhet pasur lëndë që do të merrej me edukimin seksual, por është e nevojshme të bëhen ndërhyrje strukturore në procesin edukativo-arsimor./RTKLive

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close