Pas dorëheqjes nga pozita e kryetarit të degës së VV-së, prononcohet Nevzad Isufi

Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje ne Gjilan, Nevzad Isufi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në degën e kësaj partie në Gjilan, duke filluar nga kryetari e deri tek pozita e asamblistit që ai mbanë.

Këtë për klankosova.tv, e ka konfirmuar vet Isufi duke thënë se arsyet që kanë çuar deri në dorëheqje janë personale por jo vetëm personale dhe për këtë duhet të pyetet edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Po, është e vërtetë, kam dhënë dorëheqje nga kryetari i degës së Vetëvendosjes në Gjilan. Arsyet i kanë strukturat e Lëvizjes. Ka arsye personale por nuk janë të vetme. Por, mund ta konfirmoj që kam dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat, prej kryetarit, anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek asamblisti”, është shprehur Isufi.

Ai, gjithashtu ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojë të kontribuojë vetëm si anëtar i thjeshtë.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close