Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

SHBA-ja heq sanksionet ndaj kompanisë që mbikëqyr ndërtimin e Rrjedhës Veriore 2

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka thënë se nuk do të vendosë sanksione shtese kundër kompanisë që ndërton gazsjellësin në mes të Rusisë dhe Gjermanisë, Rrjedha Veriore 2.

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet edhe ndaj Matthias Warnig, shefit ekzekutiv të kompanisë ndërtuese – një aleat i presidentit rus Vladimir Putin.

Ky vendim është bërë i ditur në një raport që është dërguar në Kongres nga Departamenti amerikan i Shtetit, sa u përket sanksioneve ruse.

Projekti, që mundëson dërgimin e gazit nga Rusia në Gjermani, përmes Detit Baltik, veçse është 95 për qind i kompletuar.

Në raportin e Departamentit të Shtetit është thënë se heqja e sanksioneve është në të mirë të interesit kombëtar.

Ky institucion ka njoftuar se do të vendosë sanksione në katër anije ruse, që janë të përfshira në ndërtim të gazsjellësit.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se kundërshton projektin në vlerë të 11 miliardë dollarëve.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ky projekt do ta bëjë Evropën më të varur nga Rusia, sa u përket furnizimeve me energji.

Qeveria gjermane, në anën tjetër, ka refuzuar të ndalë punë në këtë projekt, me arsyetimet se ai përbën sipërmarrje tregtare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close