Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Haradinaj me pyetje provokuese për Kryeministrin,Kurti:A mban Serbia diçka mbi ty, me të cilën të mban peng sot e kësaj dite.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është treguar i ashpër me deklarimin e tij nga foltorja e Kuvendit të Kosovës. Ramush Haradinaj ka pyetur Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete, gjatë kohës sa kishte qëndruar në burg. Për këtë, kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka kërkuar nga Haradinaj që të ketë kujdes me fjalorin parlamentar.

Gjatë seancës së sotme, Ramush Haradinaj ka pasur dy pyetje për shefin e ekzekutivit, Albin Kurti.

“Kam dy pyetje për kryeministrin, e para është a je i rekrutuar prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa je mbajtur në burg? Pra a mban Serbia diçka mbi ty, me të cilën të mban peng sot e kësaj dite. A është më në rrezik Kosova prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit tënd në burg. Apo nga çlirimtaret të cilët janë detyruar me mbajt pushkën në dorë, me luftuar për lirinë e vendit. Duhesh të deklarohesh një herë, sepse qarkullojnë gjatë këto. Konjufca: Zotëri Haradinaj kujdes fjalorin parlamentar[…]Mbahesh peng i shërbimeve serbe”, ka thënë ai.

Më tej, ka pyetur edhe se çfarë po i sjell Kosovës me takimet në Bruksel.

“E dyta është kur shkon në Bruksel tregona të lutem çka po i sjell Kosovës. Pyetja e dytë, çka po i sjell Kosovës me të shkuarit në Bruksel”, ka pyetur ai.

Në seancën e sotme në rend dite është edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close