Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Njesitë speciale të Ushtrisë ruse zbarkojnë në Serbi.Stërvitja “Defender Europe 2021”në Shqipëri, kundër balancë ushtarake e përendimit për të mbrojtur europën nga agresioni rus

Mediat serbe njoftojnë se në Serbi kanë filluar ushtrimet ushtarake anti-terroriste të ushtrive ruse dhe serbe. Njësitë e operacioneve speciale të Serbisë dhe Rusisë po marrin pjesë në to.

Ushtrimet do të zgjasin deri më 25 maj dhe njësitë e operacioneve speciale do të marrin pjesë në to, raporton RIA Novosti.

200 ushtarë dhe 11 njësi të teknikës ushtarake të Rrethit Ushtarak Perëndimor Rus po marrin pjesë në stërvitje.
Gjatë ushtrimeve, është planifikuar të kryhet një ulje, me ndihmën e sistemit parashutë “Arbalet”, të përparojë drejt objektit të formacioneve të paligjshme ushtarake, ta bllokojë atë dhe ta shkatërrojë atë.

Përveç kësaj, do të hapet zjarr me armë të vogla,thuhet në raportimin e mediave serbe.

Kjo stervitje ushtarake e përbashkët e Serbisë me Rusinë tregon edhe njëherë nevojën e masave kundër ndikimit politik e ushtarak rus në Europë dhe Ballkan.

Serbia edhe pse ka proklamuar një kinse “rrugë europiane” të orientimit politik,ajo asnjëhere nuk është penduar për të kaluaren e saj kriminale,si dhe asnjëhere nuk ka pushuar të jetë “rusia e vogël ” e Ballkanit e cila ka investuar në sjelljen dhe vendosjen e ndikimit rus në këto hapësira.

Populli dhe politika serbe kanë qenë gjithmonë në përkrahje të Rusisë dhe pan-sllavizmit dhe ndihmues i destabilizimit të Ballkanit dhe Europës në tërësi.
Edhe ,stërvitja ushtarake e vendeve aleate perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara “Defender Europe 2021”,që momentalisht po mbahet në Shqipëri ,është kundër pesha militare e këtij rreziku që vjen nga aleanca pan-sllave.

Nga stervitja “Defender Europe 2021”

Sipas Portalit “Rrjeti i Sigurisë Ballkanike”, duke iu referuar gjetjeve të tij, stervitja ushtarake “Defender Europe 2021”,synon të provojë aftësinë për të transferuar shpejt njësitë dhe për të mbrojtur aleatët nga Deti i Zi dhe rajonet e Ballkanit nga një sulm i mundshëm nga forcat armike.

Siç është thënë më tej, në pjesën e stërvitjes që po zhvillohet në Evropën Juglindore, forcat e SHBA pritet të mbështesin aleatin nga Deti i Zi dhe Ballkani dhe detyra i është besuar Brigadës 53 të Këmbësorisë të Ushtrisë Amerikane , e cila është pjesë e Gardës Kombëtare të Florida-s.

Amerika dhe aleatët janë mbrojtja më e mirë e sovranitetit të vendeve të pafuqishme ushtarakisht në Europë,përballë agresionit rus në rritje.

/Xhelil Arifi-20 maj/proinformacion.com

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close