Kryeministri Kurti priti në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s

Kryeministri Kurti priti në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Benjamin J. Corel.

Në takim u bisedua lidhur me mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Iowa-s, në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjithësi dhe shtetit të Iowa-s në veçanti dhënë Kosovës, në periudhat para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai theksoi rëndësinë e anëtarësimit në NATO, duke theksuar se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe BE-së.

FSK-ja, siç tha kryeministri, është institucion që gëzon shumë respekt. Ai nënvizoi nevojën për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive dhe rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e pajisjeve të reja dhe të avancuara për FSK-në.

Duke folur për procesin e bashkë-zbarkimit të kontingjentit të FSK-së krahas trupave amerikane në misionin paqeruajtës në Kuvajt, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të dërgimit të ushtarëve të Kosovës në misione paqeruajtëse, krahas SHBA-së, aleatit strategjik të Kosovës.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s vlerësoi lartë raportin shembullor që shteti i Iowa-s ka me Kosovën.
Ministri Mehaj theksoi se me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, rriten edhe mundësitë për zhvillim dhe forcim të mëtejmë të FSK-së.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close