Sali Berisha :Kam angazhuar avokatin nga Franca për të paditur Sekretarin amerikan ,Blinken për “shpifje”

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka njoftuar se do të ngre padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, i cili dje njoftoi se Berisha dhe familjarët e tij janë ndaluar të hyjnë në SHBA për shkak të korrupsionit.

“Unë e kam autorizuar avokatin tim në Francë që të ngrejë padi ndaj Z. Blinken për shpifje publike. Z. Blinken mundet ndoshta të pretendojë se ai ka imunitet. Kjo është gënjeshtër. Imuniteti sot vlerësohet nga gjykatat”, tha Berisha.

Ai paraprakisht tha se Sekretari Blinken shpifi për të.

“Për arsye të cilat janë tërësisht të panjohura për mua, Antony Blinken ka publikuar dje – pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrë shpifëse – një vendim për personalitetin tim”, tha Berisha.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se nuk ka njeri në botë që mund të argumentojë se ai ka qenë i implikuar ndonjëherë në ndonjë aferë korruptive.

“Që kur kam filluar jetën time politike dhe që kur kam prekur rrogën e parë të shtetit dhe gjerë sonte, nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se unë kam qenë apo jam i implikuar në ndonjë aferë”, tha Berisha.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close