Revolucion në avionët për fluturime komerciale

Aeroplanët komercialë nuk janë të njohur për teknologji të përparuar, sepse ato përgjithësisht kanë mbetur të njëjtë për dekada.
Por dizajni i ri po tërheq vëmendjen, veçanërisht pasi qëllimi i industrisë së aviacionit është të zvogëlojë konsumin e karburantit dhe emetimet.

Koncepti i aeroplanit të ri u prezantua kohët e fundit nga kompania SE Aeronautics, dhe qasja e tij në dizajn është e pazakontë sepse avioni ka tre palë krahë, krahë të dyfishtë bisht dhe dy motorë të pasmë.

Ishtë një prototip SE200, një aeroplan që mund të strehojë 264 pasagjerë dhe që do të konsumojë 70 për qind më pak karburant sesa avionët e tjerë me madhësi të ngjashme. Ai do të jetë në gjendje të fluturojë 16,900 kilometra pa nevojën e uljes, dhe shpejtësia maksimale e tij do të jetë pak më shumë se 1,110 km / orë. Kjo shpejtësi është më e lartë se shpejtësia e një avioni të së njëjtës klasë. Gjithashtu, një palë krahësh shtesë krijon më shumë lundrim, gjë që rezulton në ngritje dhe ulje më të shkurtër, duke mundësuar kështu përdorimin e aeroporteve më të vegjël.

/Proinformacion.com/

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close