Kryeministri Kurti: Kërkesat e BE-së do t’i trajtojmë me seriozitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Kurti aty ka thënë se ndër përfitimet që ka Kosova nga procesi i anëtarësimit në BE, është skanimi i punës që do t’i bëhet punës së qeverisë.

Ai tha se në këtë kontekst, do të kërkohet përgjegjësia nga ministrat për reformat konkrete.

“Një nga përfitimet direkte e procesit të anëtarësimit në BE është skanimi i punës së qeverisë nga institucionet e BE-së. Do të kërkohet përgjegjësia nga ministrat për reformat konkrete por edhe për të gjithë zyrtarët. Pra, agjenda për BE-në duhet të jetë e mishëruar në agjendë. Fakti që koordinimin e këtij procesi e kemi vendosur në përgjegjësinë e zv/kryeministrit të parë, tregon edhe rëndësinë e këtij procesi”, ka thënë Kurti sot.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close