Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Kryeministri Kurti: Përmbushja e shumë kritereve europiane varet nga përkushtimi jonë

Nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Kosovës.

Kurti me këtë rast tha se krijimi i këtij institucioni është hap që dëshmon se Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian (BE).

Madje kreu i Qeverisë u shpreh i bindur se do t’i trajtojnë më seriozitet të gjitha kërkesat që vijnë nga unioni.

“Sot do të shqyrtojmë proceset në kuadër të integrimit evropian. Unë pres që kërkesat që dalin nga BE-ja për vendin tonë të trajtohen me seriozitet. Ne aspirojmë për të qenë shtet i zhvilluar dhe standardet e BE-së duhet të jenë udhërrëfyese. Ne nuk duhet ta shohim nga distanca integrimin evropian përkundrazi duhet ta shohim si mundësi për tu zhvilluar. Pronësia e reformave mbetën te ne”.

“Përmbushja e shumë kritereve varet nga vullneti dhe përkushtimi jonë. Një nga përfitimet direkte me BE-në është pasqyrimi i punës që na bëhet nga BE-ja. Pra do të kërkohet përgjegjësia nga ministrat për reformat konkrete. Për këtë qëllim agjenda e integrimit duhet të jetë e mëshiruar”.

“Është mirë të gjithë të lexojmë raportet e vendit tonë. Ne kemi themelua këtë këshill si strukturë koordinuese që do të shërbejë si forum për reforma ndërinstitucional”, u shpreh Kurti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close