NATO: FSK-ja s’mund të shkojë në veri pa miratimin e KFOR-it

Kryeministri Albin Kurti e ka dërguar në Prokurori marrëveshjen e nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e nënshkruar me 19 prill të vitit 2013, me të cilën marrëveshje FSK-së i ndalohet hyrja në veri të vendit.

Por, NATO-ja reagimit të Albin Kurtit i është kundërpërgjigjur.

Në përgjigjen e tyre thuhet se me marrëveshjen e nënshkruar në 2013-ten, FSK-së i ndalohet hyrja në veri të vendit pa praninë e KFOR-it.

“Sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, FSK-ja nuk mund të lëvizë në pjesën veriore të Kosovës pa miratimin paraprak të KFOR-it”, thuhet në përgjigjen e NATO-s për Front Online.

Tutje, në këtë përgjigje thuhet  se vet Albin Kurti në takimin e fundit që ka pasur me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, ka thënë se misioni i udhëhequr nga NATO KFOR është përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, domethënë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Gjatë vizitës së fundit të Z. Kurti, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg theksoi se angazhimi i NATO-s për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. Ai përsëriti se misioni i udhëhequr nga NATO KFOR është përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, domethënë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet më tej në përgjigjen e NATO-s për Front Online.

NATO-ja ka rikujtuar edhe njëherë nëpërmjet përgjigjes së tyre për Front Online mbështetjen e tyre për të riaktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, përmes procesit të lehtësuar nga BE-ja dhe theksoi se dialogu mbetet mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike në Ballkanin Perëndimor.

Të enjten, kryeministri Kurti ka thënë se marrëveshja me NATO-n është e dëmshme, dalëngadalë do ta ndryshojnë

“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendni ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e Republikës së Kosovës dhe unë vazhdoj të qëndroj prapa asaj që kam deklaruar në shkurt të vitit 2020. Unë nuk kam akuzuar sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg të NATO-s, në lidhje me atë shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij , por kam akuzuar titullarin e atëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që ka vënë firmën në një shkresë të tillë”, tha të enjten Kryeministri Kurti.

Ai tha se pret nga Prokuroria trajtimin e kësaj çështje, derisa ka theksuar se marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe NATO-s do të vijnë duke u thelluar.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close